Negociata serioze për armëpushim të ri në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, sulmet izraelite në veri janë intensifikuar

Mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohen bisedime serioze në Egjipt për arritjen e një armëpushimi të ri në Gaza. SHBA konfirmon se negociatat po zhvillohen për arritjen e një pezullimi të ri të luftimeve dhe lirimin e pengjeve izraelite që mbahen peng nga Hamasi pas sulmeve të 7 tetorit.

Bisedimet duken të jenë më seriozet që prej rënies së armëpushimit njëjavor në fillim të muajit, por qëndrimet publike të palëve kundërshtare janë shumë larg njëra-tjetrës. Izraeli thotë se do të negociojë vetëm për një pauzë të përkohshme në luftën për lirimin e pengjeve ndërsa Hamasi thotë se është i interesuar vetëm për negociatat që do të çojnë në përfundimin e përhershëm të luftimeve.

Edhe pse përpjekjet diplomatike janë shtuar në javët e fundit të vitit për të shmangur katastrofën humanitare bombardimet  janë intensifikuar veçanërisht në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ku shpërthime dhe tymi i zi mund të shiheshin nga përtej gardhit në Izrael.

Sulmet ajrore kanë gjëmuar çdo disa sekonda, të shoqëruara nga të shtëna armësh. Si pasojë e sulmeve shumë viktima janë shënuar në këto 3 muaj luftë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se janë vrarë 20 000 njerëz, shumica civilë. Për humbjen e civilëve ka reaguar edhe presidenti Macron i cili ka deklruar se lufta ndaj Hamasit nuk e justifikon brutalitetin e sulmeve të Tel Avivit.

Klan News

You may also like