Nebiu: Pasuria e konfiskuar e Gruevskit do të dalë në ankand

by admin
Spread the love

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar kumtoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bëhet fjalë për banesa, apartamente dhe tokë ndërtimore që i janë konfiskuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore.

“Me hyrjen në procedurë qeveritare filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaqka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në KK Kisella Vodë 1, të konfiskuara me vendime të plotfuqishme gjyqësore III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave, janë sekuestruar edhe tre apartmane në Panorama Residence, si dhe tokë ndërtimore në KK Qendër dhe tokë ndërtimore në KK Norovë, të cilat po ashtu në një kohë të shkurtër do të vihen në proces shitje”, njoftoi Driton Nebiu, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

You may also like