Në Zenicë shfaqen fotot para sfidës me Ukrainën, përveç Millosheviqit edhe këta persona janë të padëshiruar  

by admin
Spread the love

Në disa lokacione në qytetin e Zenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në tabelat e reklamave publike, persona të panjohur ngjitën fotografi të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kombëtares A boshnjake, mbi të cilat shkruhej me shkronja jo të mëdha të kuqe: “Të padëshiruarit!”.

“I pari në listën e “të padëshiruarve” është presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vico Zhelkoviq.

Aty janë edhe fotografitë e selektorit të Bosnjës Savo Milosheviq, pastaj drejtorit të kombëtares Zvjezdan Misimoviq dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të federatës.

Fotot e shfaqura – të padëshiruarit

Si duket për shkak të protestave dhe pakënaqësive të tifozëve, u shfaqën vetëm një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të play-off-it për Kampionatin Evropian 2024, në të cilën Bosnja e presin kombëtaren e Ukrainës”, shkruan mediumi boshnjak “Etto.ba. Ndeshja luhet nesër në orën 20:45 në Stadiumi “Bilino Polje” në Zenicë.

You may also like