Në veri, Policia e Kosovës apo KFOR-i? – Shqip

by admin
Spread the love

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Angelo Michele Ristuccia, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm zgjidhje politike. Ne, ushtria, mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur dialogun gjallë”, tha ai për La Republica.

Ai ka theksuar se ajo që ndodhi gjatë fundjavës në veri të Kosovës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Dua të jem optimist dhe mendoj se kjo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë”, tha Ristuccia.

Ai shtoi se situata në veri të Kosovës aktualisht është më e qetë, por se ende është “thellësisht e paqëndrueshme”.

I pyetur nëse është e mundur që KFOR-i të zëvendësojë policinë e Kosovës në zonat ku ka tensione më të mëdha, Ristuccia thotë se ky është një vendim politik, i cili merret në koordinim me NATO-n. /tesheshi.com/

You may also like