Në verë është portier i Interit, por Bordeaux i bën ofertë Ajaxit

by admin
Spread the love

Bordeaux është në kërkim të një portieri dhe ka kërkuar ndihmë nga Ajaxi për të transferuar Andre Onanan deri në fundin e këtij sezoni, pasi për vitin e ardhshëm ai do të luajë me zikaltrit.

Përgjigjja e klubit holandez ka qenë negative. Ajaxi nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë Onanën dhe do ta mbajë deri në fundin e këtij sezoni. Përpara disa ditësh ai ka qenë në Milano, ku ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën e Interit.

Beppe Marotta arriti që të fitonte konkurrencën me disa skuadra duke e transferuar kamerunasin me kosto zero dhe si portier pa kontratë. Bordeaux në fakt do të bënte mirë që të kërkonte informacione tek Interi nëse donte që ta kishte për disa muaj portierin. /oversport.tv

You may also like