Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 40 minuta

by admin
Spread the love

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

“Vërehet rritje e frekuencës së automjeteve ka në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ku koha e pritjes është rreth 40 minuta.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e autojeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

MARKETING




You may also like