Në vend të Mexhitit dhe Azirit, Aleanca e Selës propozon Ilir Demirin dhe Naim Bajramin

by admin
Spread the love

Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi që për ministrër Ministër të Shëndetësisë të propozohet mjeku i mirënjohur Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë.

Ndërsa, për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administratë të propozohet Naim Bajrami, magjistër i Shkencave politike. Partia njofton se kjo bëhet në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84

. Ministrat aktual të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ministri i Shoqërisë informatike dhe për Administratë, Azir Aliu janë pozicionuar në krah të kryetarit Arben Taravari, i cili ka vendosur që të bashkohet me partitë opozitare shqiptare. /SHENJA/

MARKETING



You may also like