“Në vend të integrimit, do të kemi izolim”, Kovaçevski tregon pasojat e mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love

“Secili ka të drejtë të vetëizolohet ose ta izolojë partinë e vet, por nuk ka të drejtë ta izolojë shtetin. Në vend të integrimit, do të kemi izolim”.

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas Samitit të NATO-s në Lituani, teksa foli për pasojat e mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, transmeton TV21.

Ai tha se pavarësisht vendimit të opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE-së për mosmbështetje të këtij procesi, sërish diskutimi do të hapet.

“Vlerësoj se duhet të hapet diskutim, pse ky është një proces i rëndësishëm për shtetin”, tha më tej Kovaçevski.

You may also like