Në tentativë për të zmbrapsur pushtuesit, ushtarët ukrainas kundërsulme ndaj rusëve

by admin
Spread the love

Teksa lufta vijon prej më shumë se 16 muajsh, Ukraina po përpiqet gjithmonë e më shumë për të marrë disa prej territoreve të saj, tashmë nën monitorimin rus.

Ushtarët ukrainas kanë nisur kundërsulmet drejt trupave rusë, në vijën e parë të frontit në rajonin e Donetskut. Ata po përpiqen gjithmonë e më shumë për të bërë përparim drejt zonave, që po vuajnë ende pasojat e rënda të luftës.

“Sa më shpejt të përfundojë kjo, aq më shpejt mund të shkojmë në shtëpi”, kështu shprehen forcat që janë përballur me agresionin rus.

Forcat e Ukrainës mundohet të kenë sa më shumë element ushtarakë, për të qëndruar në gatishmëri. Tanket tashmë janë kthyer në shtëpi, pasi pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në aty.

Njëkohësisht ditëve të fundit Ukraina është përballur me një valë të re sulmesh me raketa ruse, të cilat kanë shkaktuar edhe viktima. Një ditë më parë në Odesa dhe Donetsk shpërthimet vranë  të paktën gjashtë persona civilë. Pasojat e shpërthimeve u panë edhe në dhjetëra ndërtesa, që u shkatërruan u përfshinë nga flakët masive.


Top Channel

You may also like