Në Tabanocë për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta

by admin
Spread the love




Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar.

Siç informon LAMM, në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon respektim të shenjave të trafikut, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


You may also like