Në sulm me Leo Messin, Muriqi mes më të mirëve në Europë

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal. Sulmuesi dardan po shkëlqen me Mallorca në La Liga. Në barazimi 3-3 ndaj Valladolit në transfertë, 28-vjeçari realizoi dy gola.

Tani numëron 12 gola në kampionatin spanjoll, dy më pak se Karim Benzema. Dhe pesë gola larg Robert Lewandowskit, i cili kryeson renditjen e golashënuesve.

Performanca pozitive në sfidën ndaj Valladolid, ndikoi që Muriqi të përzgjidhet në formacionin më të mirë javor të pesë ligave kryesore në Europë.

WhoScored.com e vlerëson bomberin nga Prizreni me notën 9. Muriqi formon dyshen e sulmit me Leo Messin, ndërkohë që formacionin e më të mirëve bien në sy dhe emra si Donnarumma, De Ligt apo Gosens.

Me notën maksimale (10) u vlerësua Michael Olisse i Crystal Palace. 21-vjeçari dhuroi tri asiste në suksesin 1-5 në fushën e Leeds United.

You may also like