Në shtetin e rajonit nuk e durojnë me veshje të Cërvena Zvezdës, nuk lejojnë poshtërimin

by admin
Spread the love

Ish-basketbollisti i NBA-së, Pero Antiq, është kritikuar e sulmuar nga disa tifozë maqedonas!

Është kritikuar për paraqitjen me veshje të klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit në një ndeshje hendbolli në Shkup, në sallën “Boris Trajkovski”! 

Ky ishte provokim i madh ngha Antiqi.

Në rrjete rrjetet sociale u shfaqën komentet e ndryshme, duke e kritikuar ashpër Antiqin. 

Anëtarët e grupeve të tifozëve “Komiti” dhe “City Park Boys”, nuk durojnë një veshje të tillë të një klubit famëkeq. 

Ata i shqetësoi Pero Antiq, që u shfaq me bluzë ku shkruante Cërvena Zvezda.

“Ha bukë maqedonase, brohorit për Zvezdën… Maqedonia jonë “, -thuhet në njoftimin e tifozëve.

“Njeriu i parë i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë u shfaq në tribunat në sallën ‘Boris Trajkovski’ i veshur me një veshje me shkronja të mëdha Cërvena Zvezda.

Sigurisht që nuk do të ishte problem nëse do të ishte në të kuqe e bardhë në ndeshjet e Euroligës në Beograd, apo një qytet tjetër evropian, por është një zgjedhje e diskutueshme për ndeshjen në të cilën po luan Maqedonia.

Aq më tepër që Antiqi, si njeriu i parë i federatës, ka në dispozicion një sasi të pakufizuar të veshjeve sportive me flamurin dhe stemën e vendit tonë, të cilat natyrisht do të përfaqësonin në mënyrë adekuate federatën që ai është në krye dhe gjithashtu do t’u bënte nderime lojtarëve në parket, të cilët në dy dekadat e fundit janë ‘krahu i djathtë’ për Maqedoninë”, shkruan “Sport1.mk”.
Një koment me përmbajtje të ngjashme ka shkruar edhe portali “Ekspres.mk”:

“Sipas shumë njerëzve në rrjetet sociale, Antiq poshtëron idenë e Maqedonisë sepse e gjithë salla ishte e veshur me ngjyrat e flamurit maqedonas dhe vetëm ai kishte veshur veshje të një klubi të një shteti tjetër.

Antiq ka të drejtë. të veshë fanellën e klubit për të cilin ka luajtur dy herë, por kur bëhet fjalë për një ngjarje që ka si qëllim të vetëm të bëjë tifo për Maqedoninë, e cila pas dhjetë ditësh po merr pjesë në Kupën e Botës, mesazhi i ish-lojtarit të NBA është i keq, ngre një dilemë, nëse Cërvena Zvezda apo Maqedonia është më e rëndësishme për të”.

You may also like