Në Shkup ranë 8 litra ujë në një metër katror

by admin
Spread the love




Drejtoria Hidrometrologjike ka dhënë detaje për sasinë e ujit të rënë gjatë reshjeve të mbërmshme. Sipas matjeve, në Shkup kanë rënë 8 litra në një metër katror. Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Krushevë, 28 litra në një metër katror, ndërsa më së paku në Pozharan, një litër.

Drejtoria, njofton se deri në orën 8 të mëngjesit janë matur 12 litra në Topollçan, 11 në Berovë, 4 në Tetovë dhe Kodrën e Diellit, si edhe 3 në Mavrovë.

Ndërkohë, Drejtoria njofton se moti në nivel të vendit sot paradite pritet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa nga orët e pasdites i paqëndrueshëm, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar dhe breshër. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup paradite parashikohet të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë.  /SHENJA/


You may also like