Në Shkup janë sanksionuar 150 shoferë

by admin
Spread the love

Gjithsej 150 masa, mes të cilave 20 për tejkalim  të shpejtësisë, ndërsa 13 për vozitje pa patent shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në rajonin e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit që i kreu Sektori për punë të brendshme Shkup.

Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar shtatë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, tetë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për drejtim nën efektin e alkoolit.

MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që siç thonë ata të rrisin sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like