Në sa parti politike ka qenë Mimoza Kusari-Lila, tregon vet ajo

by admin
Spread the love

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka treguar mbrëmë në emisionin “dPt të Fidani” se në sa parti politike ka qenë.

Ajo pohoi se gjatë karrierës së saj politike ka qenë pjesë vetëm e AKR-së dhe tani e Alternativës.

“Në karrierën politike unë kam hyrë në AKR. Kam qenë për 6 vite, pastaj kam dal nga AKR dhe e kam formuar Alternativën. Kemi pasur bashkëpunim me LDK-në në marrëveshje koalicioni, tash kemi bashkëpunim me VV-në. Asnjëherë s’kam qenë në PDK, në AAK”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo deklaroi se mendon që është fushatë e dirigjuar.

“Sa e lehtë është me sulmu një grua në politikë, sepse lehtë është me e ndjell sendimentin e një gruaje jo besnike. Gruaja që nuk i rrinë besnike një burri, në këtë rast një lideri të partisë”, ka thënë ajo.

Lexo lajme interesante

You may also like