Në rrjedhë është aplikimi për subvencionimin e racionit për student të cilët ende nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre

by admin
Spread the love

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga sot është hapur mundësia për aplikim për subvencionimin e racionit për student të cilët për çfarëdo llojë arsye nuk kanë aplikuar ose nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre përmes thirrjeve paraprake. Afati i fundit për regjistrim është 7-të Nëntori përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Pas përfundimit të afatit për regjistrim, kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet do të njoftohen për këtë përmes portalit ku e kanë dorëzuar aplikimin e tyre. Prandaj, është e nevojshme të regjistrohen në platformën online aktive të Shparkase Bank, me të cilën MASH lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës dhe t’i azhurmojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal, pas së cilës do të marrin informatë përmesë SMS për kohën dhe vendin e saktë për nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e llogarisë së veçantë dhe për marrjen e kartelës së dedikuar Visa për subvencionimin e racionit për stuedent.

Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit mund të drejtohet në kontaktin e mëposhtëm: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.

Studentët të cilët realizuan këtë të drejtë mjetet në shumë prej 140 mund t’i përdorin ato çdo ditë nga e hëna në të shtunë, për blerjen e ushqimeve në markete , furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Kujtojmë se mundësia e aplikimit do të jetë e hapur çdo muaj në vijim, prej datës 1 deri në datën 7, për studentët të cilët më parë nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për asnjë arsye.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MARKETING



You may also like