Në Rostushë festohej kthimi i katër nxënësve nga zona e tërmetit në Turqi – Shqip

by admin
Spread the love

Kurtovski : Katër nxënësit nga komuna jonë u kthyen shendosh dhe mirë

Pas kthimit të djalit të tij, Xhevati kishte përgatitur ushqimet dhe po prite mysafirë.

“Shtëpia qe po shihet në prapavijë sot ka festë shkaku i kthimit të fëmijës së tyre nga zona e prekur e tërmetit në Turqi dhe sipas familjareve të gjithë që janë kthyer janë shendosh dhe mirë dhe po ashtu këtë e konfirmoi edhe kryetari i Komunës Mavrovë – Rostushë të cilin sot e takuam”, thotë gazetari Avni Tahiri.

Kryetari i kësaj Komune Medat Kurtovski sot i kishte takuar nxënësit që janë kthyer nga Turqia.

“Sot në komunën tonë ishin katër nxënësit të cilët ishin në Turqi në momentin kur ndodhi tërmeti, të gjithë katër nxënësit të cilët janë nga komuna jonë u kthyen shendosh dhe mirë, nuk kanë aspak lëndime dhe falënderim deri tek ambasada jonë e cila e organizoi kthimin e tyre në shtëpitë e tyre”, deklaroi Medat Kurtovski, kryetar i komunës Mavrovë – Rostushë.

Edhe familjaret e nxënësve të kthyer nga Turqia thanë se edhe përskaj traumave që kanë përjetuar janë në gjendje të mirë shëndetësorë

“Falë Zotit janë kthyer shendosh e mirë, njërin e kisha nip, vetëm Zoti u ndihmoi që u kthyen shëndosh e mirë. Tani sa jam kthyer nga aji, ndjehet mirë, kanë trauma, kanë parë shumë gjera atje dhe janë fëmijë, t’u jep Zoti fuqi që ta harrojnë atë gjë”, thotë një familjar.

Përveç festes së kthimit të katër nxënësve nga zona e tërmetit në Turqi, banoret e komunës Mavrovë – Rostushë, grumbullonin edhe donacione dhe po bëheshin gati ti dërgojnë një pjesë të ndihmave në këto zona./KlanMacedonia

Gazetar: Avni Tahiri

Kamerman: Fatlum Aliu

TI RAPORTON!

You may also like