Në Preshevë u promovua libri i historianit nga Shkupi, Qerim Lita

by admin
Spread the love





Nën organizimin e OJQ “Drejtoria për Inkluzion” drejtuar nga Shkëlzen Limani në bashkëpunim me Grupin Letrar “Lexo” drejtuar nga Fitim Nuhiu, në sallën e vogël multimediale në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, u mbajt promovimi i librit të historianit nga Shkupi z. Qerim Lita “Problemi shqiptar gjatë shekullit XX” dhe Tryeza e Diskutimit me temë “Shqiptarët e Anamoravës gjatë shek. XX”, ku ishte i pranishëm edhe publicisti dhe shkrimtari preshevar që jeton në Shkup, z. Shkëlzen Halimi.

Pati një diskutim interaktiv mes panelistëve dhe publikut, ku u shpalosën shumë detaje dhe emra të rëndësishëm gjatë historisë shqiptare, emrave të patriotëve preshevar në lëvizjen kombëtare mbarëshqiptare, fjala vie, prof. Ibrahim Kelmendi, Abdullah Krashnica, Abdullah haxhi Veliu, Skender Presheva, Selim Selimi, Xheladin Kurbaliu, Nijazi Nuhiu, etj.

Në këtë tryezë u shpalos ana tjetër e medaljes për mjaft figura të vendit tonë bazuar nga arkivat e hulumtuara nga studiuesi Qerim Lita.
Gjithashtu u përmend edhe data “15 Nëntori” si kujtesë e rirobërimit apo ripushtimit serb si edhe roli i ulemave dhe hoxhallarëve të shek. XX në çështjen kombëtare.
Gjithashtu për herë të parë u lexua një shkresë e prof. Ibrahim Kelmendit drejtuar konsullit turk të kohës, i nxjerrë nga arkivi, nga historiani z. Lita.
Pjesëmarrësve iu dha një libër falas nga autori.







Artikulli paraprakTetovë, fëmijët 14-vjeçarë konsumues të marihuanës
Artikulli tjetërKurti: Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari ranë për lirinë e të gjithë neve




You may also like