Në prag të ndeshjes me Suedinë, Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Stokholm

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sot me “Charter” në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

“Dardanët” gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët, përcjell FrontOnline.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e përfaqësueses të jenë me komoditet të lartë.

“Dardanët” në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në ora 17:30.

https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/4203784289750264

You may also like