Në plan të parë kemi që të shënojmë rezultat pozitiv – Shqip

by admin
Spread the love

Të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së 12-të e kampionatit vendor mes FC Shkupi dhe Rabotniçkit, ndeshje që konsiderohet si derbi i kësaj jave.

Në pritje të kësaj ndeshje ekipi ka punuar gjatë gjithë javës duke analizuar ekipin kundërshtar me të cilën skuadër do të përballen edhe në çerekfinale të Kupës. Për ndeshjen kundër romantikëve ka folur sulmuesi i krahut, Kristijan Trapanovski, i cili shpreson se Shkupi që do të vazhdojë me serinë e sukseseve

“Para nesh kemi një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme. Shpresoj që do të jemi në nivelin e duhur dhe të vazhdojmë serinë e paraqitjeve të mira. E respektojmë ekipin e Rabotniçkit, por në plan të parë kemi që të shënojmë rezultat pozitiv dhe ta arsyetojmë besueshmërinë e publikut tonë”, ka deklaruar për faqen zyrtare të FC Shkupi, Kristijan Trapanovski.

Kujtojmë se disfatën e vetme skuadra jonë e ka nga ekipi i Rabotniçkit që në fillim të sezonit u mposhtëm me rezultat 3-1, ndërsa në pesë duelet e fundit kemi katër fitore.

Ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki, fillon në ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë treshi I arbitrave nga Kavadari, me në krye, Stojançe Trpevski

You may also like