“Ne nuk mund ta humbasim humanizmin tonë”/ Madonna i drejtohet luftës Izrael-Hamas gjatë koncertit në Londër

by admin
Spread the love

Këngëtarja e famshme Madonna reagon, për vdekjen e fëmijëve gjatë luftës, Izrael-Hamas, dhe për fëmijën palestinezo-amerikan që u vra në rrugë nga një islamofob në Çikago këtë javë.

Gjatë  koncertit të saj “Celebration” që po mbante në O2 Arena të Londrës, ajo tha se lufta që po ndodh mes Hamasit dhe Izraelit ta “thyen zemrën”.

Askush nuk dëshiron të shohë se çfarë po ndodh. Hap rrjetet sociale dhe dua të vjell. Unë shoh fëmijë duke u rrëmbyer, me motoçikleta; foshnja që u pritet koka, fëmijët të paqshëm që qëllohen për t’u vrarë. Çfarë dreqin po ndodh në botë? Si munden qeniet njerëzore të jenë kaq mizore me njëri-tjetrin? Thjesht po përkeqësohet. Më frikëson”, tha ajo mes mijëra fansave që kishin ardhur për të ndjekur koncertin e saj në Londër.

Këngëtarja e njohur parafrazoi dhe shkrimtarin amerikan James Baldëin, që siç tha ka qenë një frymëzim i madh gjatë gjithë jetës së saj.

Fëmijët e botës na përkasin të gjithëve ne, secili prej tyre. Nuk më intereson se nga janë, cila është origjina e tyre, cila është ngjyra e lëkurës së tyre, cila është feja e tyre, fëmijët janë tanët. Dhe ne jemi përgjegjës për ta.”

Ajo iu referua edhe vrasjes këtë javë të 6-vjeçarit Wadea Al-Fayoume në Çikago. Për vrasjen akuzohet 71-vjeçari Joseph Czuba pasi dyshohet se e theri me thikë djalin në rrugë dhe sulmoi dhe nënën e tij vetëm sepse ishin mysliman.

Duhet të kujtojmë se ne jemi qenie njerëzore, nuk mund ta humbasim humanizmin tonë. Zemrat tona mund të thyhen, por shpirti ynë jo. Askush nuk mund të na e prishë shpirtin. Dhe ju mund të shikoni se çfarë po ndodh në botë dhe të thoni, çfarë dreqin? Çfarë mund të bëj, unë jam vetëm një person, jam i pafuqishëm. Jo ti nuk je. Secili prej jush ka fuqinë dhe aftësinë për të ndezur dritën në botë. Të gjithë jemi qirinj; ne mund të sjellim dritë në botë. Nëse ndezim mjaftueshëm dritë, nëse ndezim mjaftueshëm qirinj, vetëdija kolektive e bujarisë dhe unitetit do të ndryshojë. Nuk mund ta ndryshojnë as politikanët, as ligjet, as sanksionet, as toka e dhënë apo e marrë. Ne, me vetëdijen tonë, mund ta ndryshojmë botën e ndyrë.”

Duke prezantuar këngën e radhës, ajo tha: “Është vërtet e vështirë të këndosh kur qan. Dhe gjithçka që dua të bëj është të qaj kur mendoj se çfarë po ndodh këta fëmijë të vegjël.


Top Channel

You may also like