Në një ditë në Shkup janë gjobitur 230 vozitës, 102 për tejkalim shpejtësie

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 230 masa, nga të cilat 102 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar, 21 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjashtë sanksione janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 3 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…

MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like