Në muajin mars me rritjen e pagës minimale do të ketë edhe harmonizim të pagave në sektorin publik – Shqip

by admin
Spread the love

Në muajin mars do të ketë rritje të pagës minimale dhe paralelisht me të do të ketë një përshtatje të pagave në sektorin publik në pagën minimale sipas Ligjit për nëpunësit administrativë, gjë që nuk është bërë në të kaluarën, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi i ftuar në TV 24, ku u përgjigj në shumë pyetje nga ekonomia.

I pyetur nëse kanë përfunduar bisedimet me të gjitha palët në lidhje me paralajmërimin e rritjes së pagës minimale në muajin mars, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se nuk ka pasur bisedime, pasi zgjidhja për të harmonizuar pagat tjera me pagën minimale në sektorin publik është produkt i një zgjidhjeje sistematike.

“Zgjidhja sistematike e problemit është përmes vënies së të njëjtit në ligj dhe ligji tregon metodologjinë e harmonizimit të pagës minimale, kjo do të thotë se nuk ka më biseda dhe shantazhe. Ne kemi parë shantazhe mes sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë dhe kjo tashmë ka marrë fund”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se dialogu social do të ekzistojë edhe në të ardhmen dhe se pikërisht ai dialog ka rezultuar në një zgjidhje të shkëlqyer që do të aplikohet për herë të parë.

“Vitin e kaluar ndryshuam ligjin për pagën minimale, vendosëm kriteret sipas të cilave rregullohet paga minimale dhe tani në mars, kur Enti Shtetëror i Statistikave do të nxjerrë të dhënat e vitit të kaluar, ulemi në tryezë dhe themi se kriteri për një rritje të pagës mesatare është kështu, atëherë marrim koeficientin prej 50% të rritjes së pagës mesatare dhe e shumëzojmë me koeficientin e dytë dhe do të shpallim se nga sot paga minimale është 20 mijë e 200 denarë”, shpjegoi zëvendëskryeministri Bytyqi i cili paralajmëroi rritje të pensioneve pikërisht si rezultat i harmonizimit të bërë më herët dhe këtu tha se nuk ka më oferta dhe negociata mes sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë, sepse zgjidhja sistematike është e bukura e këtij procesi.

Në intervistën për TV 24, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sqaroi se kriter për rritjen e pagës minimale është monitorimi i kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare dhe ndryshimi i ligjit për pagën minimale të pagës vitin e kaluar është bërë bashkë me sindikatat dhe organizimin e punëdhënësve.

TI RAPORTON!

You may also like