Në mëngjes Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë – Shqip

by admin
Spread the love

Tejkalohet kufiri i lejuar i grimcave PM10 në ajër në Shkup. Sipas platformës “IQAir”, e cila monitoron ndotjen e ajrit në kohë reale, sot në mëngjes Shkupi edhe një herë kryesoi listën e qyteteve më të ndotura në botë, duke u renditur në vendin e pestë.

Me një indeks të cilësisë së ajrit 166, ndotja e ajrit në Shkup aktualisht është në kategorinë “e dëmshme për shëndetin”.

Shkupi është i vendosur vazhdimisht në mesin e dhjetë vendeve me cilësi të dobët të ajrit, kjo nga lista e 100 qyteteve të mëdha apo kryeqyteteve të Airvisual.

Në faqen e tyre, Shkupi është i vendosur në vendin e tretë, si qytet që thith ajrin më të ndotur në botë. Në vendin e parë vjen Sarajeva, me një indeks prej 231 njësi. Në të njëjtën kohë edhe Manasti konsiderohet si një ndër vendet më të ndotura, me indeks të ndotjes 211.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MZSPP) njoftoi dje se në Shkup është tejkaluar kufiri i lejuar i grimcave PM10 në ajër dhe se rekomandimet e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit janë në pragjet e alarmimit.

Ajri i ndotur është shënuar edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut si në Tetovë, Kërçovë dhe Kavadar.

Ministria nuk raporton apo matë grimcat PM2.5, përqendrimi i të cilave është më i lartë në krahasim me grimcat PM10. Të njëjtat masa janë hequr edhe për Kërçovën këto ditë pasi masat kanë qenë në fuqi për tre ditë për shkak të koncentrimit të lartë të grimcave PM10./tvklan.mk

You may also like