Në lidhje Kristi me Dean? Kjo përgjigje e Kristit shuan çdo dyshim

by admin
Spread the love

 

 

Që prej daljes nga shtëpia e “BBVIP” Kristi dhe Dea janë aluduar se kanë nisur një histori dashurie, kjo falë postimeve të ndryshme apo “ngacmimeve” nëpër intervista apo rrjete sociale, megjithëse në më shumë si një rast, të dy e kanë mohuar se ka dicka më shumë se miqësi mes tyre.

Megjithatë, fansat e tyre dhe jo vetëm, kanë vazhduar me dyshimet, ndoshta nga dëshira për t’i parë bashkë, por për t’i dhënë fund cdo aludimi ka menduar vetë Kristi sot, në një intervistë për “Pushime On Top”. Ndër të tjera, ai është pyetur pikërisht edhe për Dean, por përgjigja e tij tregon cdo gjë që duhet të dimë dhe fakti është se mes tyre nuk ka asgjë, madje Kristi e konsideron finalisten e “BBVIP” si “shok”.

“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp. Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”– tha Kristi, duke e futur kështu Dean në “friendzone

 

VIDEO

You may also like