Në lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e saj, Adrola Dushi flet për herë të parë për Fifin!

by admin
Spread the love

Fifi prej muajsh ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin.

Ky i fundit kohë më parë ishte i martuar me Adrola Dushin, nga martesa e të cilëve kanë edhe një djalë.

E ftuar së fundmi në “Rtv Ora” modelja e njohur ka folur për Fifin.


Teksa u pyet nga moderatorja se çfarë mendon për Fifin, Adrola ka habitur me fjalët e saj duke thënë: Fifi është një artiste që na ka prek zemrën të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste.

Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër.

Vet Adrola pas ndarjes nga Adisi është përfolur për lidhje dashurie që mbeten vetëm në kuadrin e thashethemeve, deri sot ajo është deklaruar single.


You may also like