Në Kuvend dërgohet ligji për amnisti – Shqip

by admin
Spread the love

Disa avokatë, përmes postës, në Parlament kanë dërguar propozimligjin për amnisti për ngjarjet e 27 Prillit 2017 në Kuvend.

Deputetët ligjin me siguri do ta marrin të hënën, kurse avokatët që e kanë përgatitur, sic përcjell KlanM, paralajmërojnë takime me të gjitha grupet parlamentare me qëllim të lobimit dhe marrjes së mbështetjes.

Avokati Janaki Mitrovski, sic njofton KlanM, për Agjencinë e Lajmeve MIA ka deklaruar se me tekstin e propozuar parashihet amnistia e plotë për personat që janë dënuar me deri 10 vite burg dhe përgjysmimin e dënimit të personave të dënuar mbi 10 vite.

Vetëm dy persona janë dënuar nën 10 vite – Aleksandar Vasilevski – Ninxha me 7 vite dhe Abdulfeta Alimi – 8 vite, kurse të gjithë të tjerët janë dënuar me më shumë se 10 vite.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta mbështesë propozimligjin që e kanë dërguar avokatët, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, sot ka potencuar se qëndrimi partiak për 27 Prillin është I qartë, sic tha, njerëzit janë dënuar për dicka që nuk e kanë bërë dhe kërkojnë drejtësi e jo amnisti dhe mëshirë.

You may also like