Në Kroaci arrestohet një shtetas i MV me 270 kilogramë marihuanë

by admin
Spread the love

Policia kroate në vendkalimin kufitar Bajakovë, ka konfiskuar rreth 270 kilogramë marihuanë të fshehur në kamion me targa maqedonase, ndaj drejtuesit të të cilit Uskok ka nisur hetimet dhe ka propozuar masën e paraburgimit

Zyra kroate “USKOK”, në bazë të kallëzimit penal të policisë së rrethit Vukovar-Srijem, ka nisur hetimin kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të shitjes dhe trafikimit të paautorizuar të drogave si pjesë e bashkimit kriminal.

Ai gjithashtu i sugjeroi gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Osijek që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit, transmeton portali Shtegu.

Policia bën me dije se automjeti në të cilën u gjet droga drejtohej nga një shtetas 43-vjeçarnga Maqedonia e Veriut.

Nga këqyrja e hapësirës së ngarkesës së rimorkios, përveç mallit të deklaruar, punonjësit e Doganës dhe Policisë gjetën dhe konfiskuan gati 270 kilogramë marihuanë të paketuar në 20 thasë PVC.

Hetimi penal ndaj 43-vjeçarit, sipas policisë është kryer në bashkëpunim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK).
I dyshuari i është dorëzuar mbikëqyrësit të mbajtjes në Repartin e Policisë Osijek-Baranja dhe kundër tij është bërë kallëzim penal në USKOK.

You may also like