Në fundjavë luhet java e 4-t e Superiores, programi i ndeshjeve në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Java e katërt e kampionatit shqiptar të futbollit do të luhet këtë fundjavë e ndarë në tre ditë dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo.

Abissnet Superiore do të rikthehet të premten në 9 shtator me sfidën Teuta-Kukësi në orën 17:45, që do të transmetohet live në Oversport 2.

Të shtunën në orën 15:00 do të zhvillohen 2 sfida të tjera të javës së 4-t të kampionatit. Kastrioti do të testojë veten me kampionët në fuqi të Tiranës, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Vllazninë.

Kjo javë do të mbyllet ditën e dielë me dy takimet e fundit. Laçi do të presë në shtëpi Bylisin në orën 15:00, ndërsa në orën 17:45 kryesuesit e Partizanit do të masin forcat me Erzenin. Të gjitha takimet mund ti ndiqni live në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

You may also like