Në finale do të shkoj vetëm!

by admin
Spread the love

Darka e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP, u shoqërua me diskutime të forta mes Luizit e Maestros.

Luizi tha se ai nuk ndjen konkurrencë me disa prej banorëve, pasi i konsideron ata të dobët. Ai i tha Maestros, se po tregohet “lepur” që merret me konkurentët e dobët.

Nëse ai vërtetë dëshiron të bëjë lojë, të merret me lojtarët e fortë. Luizi i tha atij të merren me njëri-tjetrin dhe jo me banorët që nuk ndejnë konkurencë në këtë “garë”.

Ky i fundit tha se ka dëshirë që të gjithë banorët të nominojnë atë, Armaldon dhe Oltën që të dalin përballë njëri-tjetrit në televotim.

Luizi shtoi se interesi i tij është që të heq dy lojtarë të fortë nga gara, më pas të heqë dy të tjerë dhe në finale të shkojë vetëm.

You may also like