Në Ferizaj kapen barna të kontrabanduara me vlerë pesë mijë euro

by admin
Spread the love

Njësitë e Doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5000 euro.

Për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale, transmeton klankosova.tv.

Zyrtarët Doganor bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një Barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro.

Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës përmes kumtesës, falënderon dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe te raportojnë të gjitha parregullsitë qe lidhen me veprimtarinë e Doganës përmes aplikacionit e-Dogana.

You may also like