Në dy lokacione në Shkup mbrëmë janë djegur katër automjete

by admin
Spread the love

Në dy lokacione në Shkup, gjatë natës janë djegur katër automjete, informojnë nga MPB.

Në rastin e parë i cili është paraqitur një SPB Shkup rreth orës 03:12 pas mesnate, në rr. “Cvetan Dimov” është shkaktuar zjarr në automjetin “folksvagen golf”, pronë e B.A.(33) nga Shkupi dhe automjetin “opel korsa”, pronë e E.D.(38) nga Shkupi, të dy me targa të Shkupit.

Ndërkar rasti i dytë, i cili është paraqitur në të njejtën kohë, rreth orës 03:12 në SPB Shkup, është në rr.”Petar Acev” në Shkup, ku është shkaktuar zjarr në automjetin “seat leon” me targa të Shkupit, pronë e V.M.(32) nga Shkupi. Nga zjarri është kapluar edhe automjeti “subaru” me targa të Shkupit, pronë e L.N.(58) nga Shkupi.

Në të dy rastet nuk ka persona të lënduar, ndërsa kanë intervenuar ekipe të Brigadës zjarrfikëse Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB Shkup.

MARKETING




You may also like