“Ne duhej ta fitonim ndeshjen”, Jurgen Klop pas barazimit me Junajtid: Kishim mundësi për të shënuar më shumë

by admin
Spread the love

Liverpul barazoi 2-2 me Mançester Junajtid në “Old Trafford”, duke marrë një pikë dhe lejuar Arsenalin t’ia “rrëmbejë” vendin e parë të renditjes. Gjatë ndeshjes pamë disa momente që trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klop ishte i zemëruar me lojtarët. Pas takimit ai dha një intervistë për “Sky Sport”, ku sqaroi gjithçka:

“Ne duhej ta fitonim ndeshjen, kjo është e qartë. Ne duhet të bënim më shumë gola gjatë pjesës së parë. Asnjë goditje nga kundërshtari në pjesën e parë, dhe një avantazh 1-0 është më i pakti që mund të kishim. Përgëzime për Brunon. Stadiumi po zgjohej dhe ne na u deshën disa minuta për të marrë veten, dhe ata realizuan përsëri një supergol. Ne kishim mundësi të mira, përpara dhe pasi ata shënuan. Me sa di unë, kemi një pikë më shumë seç kishim. Ata i dhanë një marsh më tepër, kjo  ishte arsyeja. Një rezultat i drejtë.

Mendoj se rasti i Szoboszlai ishte perfekt por Onana e priti. Në të tjerat, do të dëshiroja sikur të kishim një prekje topi më shumë. Golat që shënuam na kanë dërguar këtu ku jemi tani. Ne duhet të jemi të qetë gjatë të gjithë rrugëtimit. Kemi Europa Ligën të enjten dhe më pas Kristal Palasin.

Nuk jam krejtësisht i zemëruar me djemtë, por në lojë nuk pranoj që të ndodhin gabime. Lamë shumë hapësira, ishin disa raste që mund ta merrnim topin.

Nuk kemi shumë ndeshje në shtëpi të mbetura. Ekipi që do fitojë kampionatin në fund do e meritojë atë. Ne jemi ende në garë dhe jam komplet në rregull me këtë.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like