Në Ditën e Shëndetit, në 5 pika prishtinasit mund të masin tensionin, glikeminë e marrin këshilla falas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës do të organizojë disa aktivitete për të shënuar këtë ditë, me moton “Planeti ynë, shëndeti ynë”.

Këto aktivitete do të organizohen në bashkëpunim me
Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht me Departamentin Mjekësor të FSK-së dhe studentët
e Kolegjit “Universum”.

Sikur bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të Komunës së
Prishtinës, qëllimi i këtyre aktivitete është vetëdijesimi i qytetarëve lidhur
me ruajtjen e shëndetit, përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor të ofruar
nga stafi mjekësor gjatë këtij aktiviteti.

Ekipet mjekësore do të jenë në pesë “pika”:

– QMF 3 në hyrjen
e parkut të Gërmisë (nga ora 07:00 deri në 10:00)

– Një ekip mobil
në rajonin e Keçekollës (10:00 – 13:00 h)

– QKMF – FSK në sheshin
“Zahir Pajaziti” (11:00 – 16:00)

– QMF 11 te Parku
i Qytetit (11:00 – 15:00)

– QMF 7 – FSK në
hyrje të Stacionit të Autobusëve (11:00 – 14:00)

– Qendra për të Moshuar
në lagjen “Tophane” (11:00 – 14:00)

Aktivitetet shëndetësore do të përmbajnë: matjen e
shtypjes së gjakut, matjen e glikemisë, matjen e peshës trupore, llogaritjen e
IMT me anë të tabelave përkatëse, këshillat për jetesë të shëndetshme, efektet
negative të konsumimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike duke
shpërndarë edhe material edukativ në formë të broshurave.

Në ora 12:00, kryetari i
Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do
të vizitojnë punën e ekipeve mjekësore të vendosur në tendën në sheshin “Zahir
Pajaziti”.

You may also like