Në Ditën e Evropës përurohet murali i “Energjisë së Mirë”

by admin
Spread the love

Me rastin e Ditës së Evropës është bërë përurimi i muralit të “Energjisë së Mirë”.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njofton Shqip.

Sipas Szunyog, Kosova dhe i gjithë rajoni e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

Tutje, ai ka thënë se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbush standardet e BE-së”.

“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”.

Murali është pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Prishtinë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like