Në disa qytete merret frymë lirshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Përkundër motit të mirë, Shkupi vazhdon të jetë me ajër të ndotur

Sipas të dhënave të stacioneve matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, gjatë ditës së sotme në disa qytete ka pasur ajër më të pastër.

Ndotje shumë e ulët të ajrit është shënuar në Kumanovë, kurse sic percjell KlanM, në Ohër, Gjevgjeli, Gostivar, Kavadar dhe Koçanë ka ndotje të ulët. Velesi, Strumica dhe Berova janë me ndotje mesatare, kurse Shkupi, Manastiri, Prilepi, Kërçova e Tetova janë me ndotje të lartë.

Sipas IQ AIR, Shkupi gjatë mesditës së sotme ka qenë I renditur në vendin e 14-të sipas ndotjes së ajrit në botë.

Sinoptikët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se të Hënën dhe të Martën përfundimisht do të ketë ndryshim të motit që do të rezultojë me erë, por edhe reshje të shiut dhe borës nëpër male.

Mot me erë do të mbretërojë të martën kur do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor dhe I njëjti do të ndikojë në pastrimin e madh të ajrit nëpër luginat e Maqedonisë së Veriut, duke llogaritur edhe fushëgropën e Shkupit./KlanMacedonia

You may also like