‘Në derë të avionit, por nuk hipën dot…’ Ishte me vonesë, udhëtari hidhet në pistë – Shqip

by admin
Spread the love

Pamjet e këtij të riu që kërkon të kapë avionin në aeroportit të Malaga të Spanjës po bëjnë xhiron e rrjetit. Ai duhet të udhëtonte për në Marok, por mbërriti me vonesë në aeroport.

Aq me vonesë sa në fakt avioni kishte nisur të lëvizte dhe ishte shkëputur nga ura. I dëshpëruar, udhëtari kaloi ‘gate’-in pa leje dhe ndonëse avioni nuk ishte më aty, ai nuk u dorëzua dhe kërkoi me ngulm shkallë, që të lejohej të hipte në të.

Në pamje, ai shihet në urë ndërkohë që punonjësit e aeroportit përpiqen ta paralajmërojnë për rrezikun. Pavarësisht kësaj, ai nuk dorëzohet nga tentativa për të zbritur dhe pasi humb ekuilibrin bie me kurriz.

Në video nuk duket të ketë pësuar lëndime serioze, ndonëse ra nga rreth 3.5 metra lartësi. Për shkak të këtij incidenti avioni u nis me vonesë, megjithatë mbetet e paqartë nëse i riu u lejua të hipte në avion.

Autoritetet e Gardës Civile thanë se ai ishte gjobitur për thyerje të rregullave të sigurisë ajrore./tvklan.al

You may also like