Në Çashkë rriten tensionet mes policisë dhe banorëve

by admin
Spread the love

Për shkak të vendosjes së paraleles në gjuhën shqipe në nëntorin e kaluar, mësimi në SHPK “Todor Janev” në Çashkë vazhdon të bojkotohet edhe në gjysëmvjetorin e dytë, ndërsa dje dhe sot janë rritur tensionet mes popullatës lokale dhe policisë, informon për MIA-n, Cveta Peshovska nga Këshilli i prindërve, të cilët kanë bojkotuar mësimin nga 23 nëntori i kaluar.

“Është arritur qëllimi i ushtrueses së detyrës së drejtoreshës Elena Nikolova, me të cilën policia është kthyer kundër popullit. Kështu ndodhi dje kur policia e Velesit për herë të parë ngriti dorën ndaj banorëve të Çashkës që po bojkotonin mësimin në mënyrë paqësore, me qëllim që të lejojë policinë të hyjë në shkollën e ushtruesit të detyrës dhe dy-tre mësuesve të saj të dëgjueshëm. Me këtë tensionet u rritën edhe më shumë. Sot ka qenë e njëjta histori si dje, me faktin se ushtruesi i detyrës nuk është paraqitur, por vetëm dy-tre mësues të saj, të cilët ndjekin urdhrat e saj, ndërsa pjesa tjetër e mësimdhënësve protestojnë paqësisht me ne, sqaroi Peshovska.

Në të njejtën kohë informoi se në shkollë hyjnë lirisht çdo ditë fëmijët nga paralelet shqipe të klasës së parë, duke përfshirë dje dhe sot, por nuk ka mësim. Në shkollë hyjnë edhe 60 nxënësit e tjerë të nacionalitetit shqiptar nga fshatrat e Komunës së Çashkës, të cilët mësojnë në paralele të përbashkëta me fëmijët maqedonas, me mësim në gjuhën maqedonase, por për shkak se nuk ka mësim, ata ulen vetëm në tavolina.

Ndryshe ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, ka dorëzuar një shkresë ku thuhet se janë plotësuar kushtet për themelimin e paraleles në gjuhën shqipe dhe kërkon ndryshimin e statutit të shkollës.

Peshovska informoi se pasdite banorët e Çashkëës dhe mësimdhënësit e Këshilit të prindërve do të kenë takim me kryetarin e SPB Veles.

MARKETING



You may also like