Në Big Brother kam njohur dashurinë e jetës sime!

by admin
Spread the love

Mbrëmja e sotme ka qenë vërtetë speciale në shtëpinë e Big Brother VIP. Banorët kanë realizuar një mbrëmje ‘cabaret’, duke dhuruar emocione e spektakël, përlotje e të qeshura në mënyrën që vetëm ata dinë ta bëjnë.

Pasi monologut të saj, Dea Mishel ka vendosur t’i ftojë banorët në skenë dhe të japin nga një mesazh përmes artit. Thuajse të gjithë banorët janë ngjitur në skenë dhe kanë dhënë mesazhet e tyra lidhur me eksperiencën në Big Brother, ndërsa e kanë ilustruar atë përmes një pikture në telajo.

Ajo që ka emocionuar më shumë me fjalën e saj ishte moderatorja Kiara Tito, e cila tha se fillimisht, kur hyri në shtëpinë e Big Brother kishte shumë pikëpyetje, se çfarë mendonin të afërmit e saj, si edhe miqtë. Por, ajo nuk la pa përmendur në këtë rrugëtim as Luizin.

Kiara u shpreh se në Big Brother ka njohur dashurinë e jetës së saj, duke marrë kështu edhe duartokitjet e të gjithë banorëve. Ndërsa më pas, ajo dhe Luizi bashkuan duart dhe i vunë përmbi telajo, si një shenjë e dashurisë së tyre të lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

You may also like