Në Azerbajxhan e konsiderojnë “dështak”, De Biasit nuk i ofrohet rinovimi

by admin
Spread the love

Kohët e arta për Gianin De Biasin kanë përfunduar.

Ndryshe nga periudha kur kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në Europian dhe kishte respektin e të gjithëve, italiani aktualisht po kalon një periudhë të errët.

Në drejtimin e Azerbajxhanit De Biasi nuk arriti të linte shenjë duke e mbyllur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 8 ndeshje, rezultatet e dënojnë dhe për këtë arsye drejtuesit e Federatës Azere të Futbollit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe të mos i rinovojnë kontratën që i skadon në 30 nëntor teknikut që zotëron edhe pasaportën shqiptare.

Bilanci i De Biasit me Azerbajxhanin është katastrofik, vetëm 2 fitore ndaj Qipros dhe Bjellorusisë, 6 barazime dhe 12 humbje në 20 takime./ Supersport


Top Channel

You may also like