Në “Allianz Stadium” nuk ka surpriza, Juventusi në finalen e Kupës së Italisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka surpriza në gjysmëfinalen e kthimit midis Juventusit dhe Fiorentinës. “Zonja e Vjetër” shkon në finalen e Kupës së Italisë pasi triumfojë në shtëpi me rezultatin 2-0. Bernardeschi e Danilo vendosën këtë takim, ndërsa edhe falë fitores në ndeshjen e parë, Juventusi e mbylli këtë gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Ndeshja nis me një rast të artë për skuadrën e Fiorentinës, ku në një rrëmujë arrin që të godasë portën e Perin, e cila ishte e boshatisur. Por topi i goditur ndalet nga Cabral që në këtë moment shndërrohet në një mbrojtës.

Bardhezinjtë reagojnë me një pasim të bukur të Vlahovic për Moratën, por spanjolli kapet në kundërsulm. Edhe vetë Vlahovic pati një mundësi të artë, por kundërsulmi i bardhezinjve u ndal nga portieri i Fiorentinës.

Skuadra e Allegrit arrin që ta zhbllokojë ndeshjen dhe t’i japë një goditje ekipit violë në minutën e 32-të kur Bernardeschi arrin që të kalojë në avantazh “Zonjën”. Gabim i rëndë i Dragowskit që del keq dhe topi përplaset te Biraghi duke shkuar pastaj te Bernardeshi që menjëherë e çon në rrjetë.

Pas këtij momenti, Fiorentina kërkoi vetëm që të sulmonte nga krahët, por pa sukses. De Sciglio tregohet i pakujdeshëm në minutën e 40-të dhe Cabral për pak sa nuk barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, është sërish Juventusi që shfaqet rrezikshëm dhe gjen edhe golin e dytë me anë të Adrien Rabiot. Megjithatë, sistemi VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje duke e lënë rezultatin në shifrat 1-0.

Fiorentina provon më pas të vendosë ndeshjen në baraspeshë me Cabral që provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën, ndërsa nga ana tjetër, Juventusi përgjigjet me De Ligt që lëviz në zonë si një sulmues i vërtetë.

Ekipi i Allegrit megjithatë i jep goditjen finale ndeshjes në minutën e fundit të takimit me anë të mbrojtësi Danilo. Ky i fundit shfrytëzoi një pasim nga Cuardado dhe nga brenda zonës ndali më pas topin në rrjetë.

Kështu Juventusi me rezultatin e përgjithshëm 3-0 kaulifikohet në finalen e madhe të Kupës së Italisë ku e pret një Derbi përballë Interit të Inzaghit që mposhti më parë Milanin. /oversport.tv

You may also like