Ndryshon skema e kampionatit/ Presidentët bien dakord me propozimet, ndryshimet hyjnë në fuqi në këtë sezon

by admin
Spread the love

Kampionati shqiptarë bëhet gati për një tjetër revolucion sa i përket skemës së tij, ose më saktësisht sa i përket mënyrës së shpërndarjes të “shpërblimeve’ që deri më dje ishin në bazë të klasifikimit në përfundim të fazës së katërt dhe javës së 36-të, por nga ky sezon i ri 2023/2024, skemës do t’i shtohen edhe play off-et.

Mungesa e reagimit të qeverisë për ligjin e sponsorizimeve që do të ishte një ndihmë relativisht e madhe për futbollin shqiptar, FSHF i është drejtuar UEFA-s për t’u konsultuar dhe për të zgjidhur shtimin e të ardhurave dhe rritjes së numrit të spektatorëve nëpërmjet skemave dhe eksperiencës në vendet e tjera.

“Ekipet që do të pretendojnë të dalin kampion të kthehen në derbi, pra të mos kemi vetëm derbin Tirana-Partizani apo Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera. Numri mesatar ka qenë mbi 14 mijë spektatorë për derbin Tirana-Partizani s Dinamo nuk ka qenë dhe ky është objektivi, të ketë edhe të mardhura më shumë ekonomike për klubet dhe më shumë tifoz”.

Të gjithë presidentët e pranishëm në shtëpinë e futbollit ku u zhvillua edhe ky takim për diskutimin e ndryshimit të formatit dhe gjetjes së alternativave për të shtuar nivelin e garës rrjedhimisht edhe të tifozerisë dhe parave, duket se kanë rënë dakord në një nga propozimet e UEFA-s dhe sektorit të garave të FSHF-s.

“Mendoj se kemi arritur një dakortësi të përgjithshme për mënyrën se si do të bëhet, më pas për modalitetet do të punojë federata dhe do të na i paraqesi dhe të vendosium. Me 90% përflitet që kjo gjë do të fillojë këtë vit dhe ne parimisht kemi rënë dakord”, u shpreh Alban Xhaferri.

Kështu, nga viti i ardhshëm, skuadra me më shumë pikë dhe që do të kryesojë klasifikimin do të marrë një bonus prej 10 mln lekësh të reja dhe më pas me një sistem grumbullimi pikësh do të zhvillohet Final 4 me 4 vendet e para nga ku fituesi do të jetë edhe kampioni I sezonit dhe do të përfitojë pjesëmarrjen në Champions League dhe 3 të tjerat në Conference League. Të gjitha këto ndeshje të fazës së Final 4 do të luhen në Tiranë në stadiumin “Air Albania.”


Top Channel

You may also like