Tirana dhe Partizani do ta mbyllin këtë vit kalendarik të “Abissnet Superiore” me derbin e kryeqytetit, të programuar për ditën e mërkurë më 21 dhjetor. Megjithatë, për këtë përballje do të ketë një ndryshim orari pasi nuk do të startojë në orën 19:00.
Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet po më datën 21 dhjetor, por do të startojë prej orës 20:00. Partizani dhe Tirana do të përplasin brirët në një duel që luhet në kuadër të javës së 15-të të “Abissnet Superiore”.
Do të jetë një ndeshje mjaft emocionuese dhe e luftuar duke marrë parasysh edhe objektivat që po luftojnë të dyja kampet. Sfida e parë përfundoi me fitoren 2-0 të Tiranës, në sfidën që u luajt në “Air Albania”.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 15
E MËRKURË 21.12.2022
13:00 Kukësi-Laçi
20:00 Tirana-Partizani
E ENJTE 22.12.2022
13:00 Erzeni-Bylis
13:00 Kastrioti-Egnatia
15:45 Vllaznia-Teuta