Ndryshon kalendari i Superiores, sfida Teuta-Laçi do të luhet të shtunën

by admin
Spread the love

Ka pësuar disa ndryshime kalendari i javës së 10-të dhe të 11-të të Abissnet Superiore, që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Sfida Teuta-Laçi, që ishte programuar të luhej të dielën në orën 16:45 është zhvendosur një ditë më përpara dhe do të luhet të shtunën në po të njëjtën orë. Ndërsa ndeshjet e tjera të kësaj jave mbeten të pandryshuara.

Ka pasur një ndryshim edhe në orarin e sfidës Tirana-Egnatia, e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ky takim nuk do të luhet në orën 16:45, por në orën 13:00. Kujtojmë që java e 11-të e Abissnet Superiore do të luhet në mesjavë (të mërkurën dhe të enjten) dhe të gjitha takimet do të luhen në orën 13:00.  / Oversport.tv

KALENDARI “ABISSNET SUPERIORE”

JAVA E 10-TË

E SHTUNË 29 tetor

KASTRIOTI-BYLIS 14:00

VLLAZNIA-ERZENI 16:45

TEUTA-LAÇI 16:45

E DIEL 30 tetor

EGNATIA-PARTIZANI 14:00

TIRANA-KUKËSI 16:45

JAVA E 11-TË

E MËRKURË 2 nëntor

BYLIS-TEUTA 13:00

ERZENI-KASTRIOTI 13:00

E ENJTE 3 nëntor

LAÇI-PARTIZANI 13:00

KUKËSI-VLLAZNIA 13:00

TIRANA-EGNATIA 13:00

You may also like