Ndryshimet në BBV dhe hyrjet e reja, Sara Hoxha zbulon detajet për publikun

by admin
Spread the love

Producentja e “Big Brother Vip”, Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi detaje nga reality-show që filloi para pak ditësh. Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, Sara tregoi se jo të gjithë dinë ta menaxhojnë formatin e “Big Brother.”

“Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa like në Instagram.

Big Brotherin duhet ta menaxhosh . Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur  me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do u ndodhë.

Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet. Viti i Ri na pret me hyrje të reja”-u shpreh producentja.

You may also like