Ndryshimet e ligjit për masa restriktive pritet të miratohen nga qeveria teknike – Shqip

by admin
Spread the love

Ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, me të cilët politikanët dhe biznesmenët që janë në “listë të zezë” t`u nënshtrohen sanksioneve edhe në vendin tonë, të martën sërish do të jetë në seancë të qeverisë. Tërheqja e tyre nga procedura parlamentare është bërë për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re.

Propozim-ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, që duhet të futin në ligjet e Maqedonisë së Veriut “listën e zezë” amerikane dhe britanike, janë tërhequr nga procedura parlamentare dhe do të presin miratimin e qeverisë së re teknike.

“Propozimligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masa restriktive, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, në mënyrë administrative shkon për miratim të ri në seancën e ardhshme qeveritare dhe do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së”, thonë nga qeveria.

Ndryshimet parashikojnë që shtetasit dhe firmat e RMV-së që do të përfundojnë në “listat e zeza” të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të sanksionohen edhe nga autoritetet e vendit.

Këto ndryshime u prezantuan më 11 janar gjatë një brifingu me gazetarë të Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, kurse u miratuan në seancën e qeverisë së Dimitar Kovaçevskit më 16 janar.

Ndërkohë, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler, gjatë një interviste për TV24, lidhur me zgjidhjen ligjore për masat restriktive, ka theksuar se përshëndet cdo përpjekje me të cilët kërkohet llogaridhënia.

“Përshëndesim nismën që udhëheqësia, gjyqësori, prokuroria dhe mbrojtësit e ligjit t`i kenë parasysh personat e implikuar në korrupsion.Ne këtu nuk kemi përfaqësues të ligjit, e as që do të ishte adekuate. Në bazë të asaj që dëgjoj nga njerëzit gjithandej vendit, edhe ata përshëndesin këtë. Patjetër ta zbatoni këtë ligj. Pasi të miratohet, shpresoj se më pas do të reagojë sektori gjyqësor, prokurorët do ta bëjnë punën e tyre dhe do të gjenden dëshmi të keqpërdorimit, sic kemi gjetur ne”, deklaroi Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler.

Ambasadorja Ageler, nuk ka informacione nëse deri në zgjedhje do të ketë emra të rinj në “listë të zezë”.

“Nuk e di nëse do të ketë emra të rinj para 9 majit. Por, ekzistojnë gjasa të ketë. Mund të them se një numër I madh I emrave po shqyrtohen dhe se bëhen vlerësimet”, tha Aggeler.

Propozim ndryshimet e ligjit shkaktuan edhe dilema juridike, kurse rezerva u shfaqën edhe nga Ministria e Drejtësisë me vërejtje se Ligji ekzistues për masa restriktive nuk duhet të pësojë ndryshime kurse nuk duhet të ketë edhe ligj të ri që të luftohet krimi dhe korrupsioni. /tvklan.mk

You may also like