Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Qytetarët do të mund të votojnë me dokumentet me emrin e vjetër – Shqip

by admin
Spread the love

NDRYSHIME NË KODIN ZGJEDHOR

Me konsensus dhe me procedurë të shpejtë, deputetët votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor me çka mbi 100 mijë qytetarë të cilët kanë dokumente me emrin e vjetër të vendit, por që kanë afat edhe 9 muaj pas zgjedhjeve, do të mund të votojnë. Propozim ndryshimet e kodit zgjedhor u dorëzuan mbrëmë në Kuvend dhe bëhet fjalë për dispozitën kalimtare të cilën paraprakisht e kërkoi edhe KSHZ-ja.

Në Kodin Zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet e Kodit zgjedhor u propozuan me nënshkrimet e deputetit të BDI-së Arbër Ademi, deputetit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe të Martin Kostovskit nga LSDM. /tvklan.mk/

You may also like