Ndoqën bashkë garën e Formula 1, konfirmohet lidhja e dashurisë mes Rrahmanit dhe këngëtares shqiptare

by admin
Spread the love

Është përfolur prej kohësh, por zërat shtohen edhe më shumë me lëvizjen e fundit, e ndoshta edhe zyrtarizohen. Amir Rrahmani është në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur shqiptare Era Istrefi.

Bukuroshja e showbizzit shqiptar ka publikuar së fundmi në Instagramin e saj disa foto me Amir Rrahmanin nga bokset e Ferrarit, ku po ndiqnin Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1.

Fakti që duket se zyrtarizon gjithçka është një foto e publikuar në makinë ku dyshja simpatike mbajnë dorën e njëri-tjetrit. Kështu konfirmohen lajmet e shumta të shoëbizzit që Era Istrefi dhe Amir Rrahmani janë në një lidhje.

Pas titullit kampion me Napolin, rinovimi dhe sukseset e njëpasnjëshme, Rrahmani duket se di të fitojë edhe jashtë fushës. /oversport.tv

You may also like