Ndjesa holandeze për Srebrenicën vazhdon… – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri holandez Mark Rutte, vendi i të cilit mban gjithashtu një njollë të hirtë në masakrën e Srebrenicës, pasi kaskat blu holandeze lanë qytetin dhe muslimanët e atyshëm në duart e serbëve, kreu homazhe në atë vend.

Pas nderimit të viktimave të gjenocidit, Rutte u takua me përfaqësuesit e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës dhe Nënat e Srebrenicës.

Kujtojmë se në vitin 2022, 27 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë, Holanda fillimisht u kërkoi falje të mbijetuarve të gjenocidit dhe familjeve të të vrarëve.

“Komuniteti ndërkombëtar dështoi sepse nuk i mbrojti njerëzit në Srebrenicë,” tha ministrja e Mbrojtjes Kasja Ollongren më 11 korrik 2022 në Potoçari dhe shtoi: “Si pjesë e komunitetit ndërkombëtar, qeveria holandeze mban një pjesë të përgjegjësisë politike për situatë në të cilën mund të ndodhë një gjë e tillë. Prandaj kërkojmë ndjesë të thellë”.

Batalioni holandez, si pjesë e OKB-së, duhej të mbronte zonën e mbrojtur të Srebrenicës në vitin 1995. I ashtuquajturi Dutchbat nuk e bëri këtë. Të paktën 8,372 burra dhe djem boshnjakë, u vranë nga serbët në pak ditë. /tesheshi.com/

 

 

You may also like