Ndjekja e leksioneve në Universitetet publike bëhet me detyrim, Ministria e Arsimit publikon vendimin

by admin
Spread the love

Ministria e Arsimit, ka bërë me dije për të gjithë studentët e cikleve Bachelor dhe Master, se ndjekja e leksioneve, ashtu siç është vepruar deri më tani për seminaret, do të jetë e detyrueshme.

Fakultetet tashmë do të veprojnë njësoj si në rastet e seminareve, ku edhe gjatë leksioneve do të ketë regjistra që mbajnë shënim mungesat e studentave.

Nëse studentët nuk frekuentojnë rregullisht proceset mësimore, do të detyrohen të paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.

Vendimi mban vulën e Ministrisë se Arsimit dhe firmën e Ministres Kushi.

You may also like